Meta: Video inskenim i Çuçit. Kemi bërë verifikimet tona, nuk ka lidhje me partinë tonë

schedule15:09 - 10 Maj, 2023

schedule 15:09 - 10 Maj, 2023

Një sajes nga kundërshtari, tha Ilir Meta referuar videos që doli këtë mëngjes të enjte, ku ku u pretnedua se ishte kordinatori i Partisë së Lirisë së Kucovës, duke bërë pazar për vota.

“Është rast i qartë, për shkak të verifikimeve të bëra nga shtabi i kandidatit tonë në Kuçovë, që është një lojë e Bledi Çuçit. Inskenues i lajmeve të tilla që nuk kanë lidhje me Partinë e Lirisë”

Meta u shpreh dhe mbi projeksionin e tij për 14 majin dhe përgjegjësitë politike të dy bashkëdrejtuesve të koaalicionit bashkë fitojmë.

“Ne kemi përgjegjësi vetëm se të ushtrojmë detyrën. Do hymë 1 dhe do të dalim super 1”

Në këtë konferencë apeloi për pjesëmarrje në zgjedhje, duke u shprehur se ai që nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet më pas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!