Virozat e stinës, 100 vizita në ditë në spitalin e Lezhës

schedule16:25 - 30 Gusht, 2019

schedule 16:25 - 30 Gusht, 2019

 

Urgjenca në spitalin rajonal të Lezhës këto ditë ka pritur një fluks të lartë pacientësh. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë me simptomat e virozave të stinës. Mjekët thonë se spitali nuk i ka kapacitetet e duhura për këtë fluks, por situata është arritur të menaxhohet.

Ugjenca e spitalit rajonal të Lezhës këto ditë ka qenë e tejmbushur.

Me vetëm 12 krevate pediatria ka përballuar një fluks deri në 100 vizita në ditë.

Shumë prej pacientëve janë paraqitur me temperaturë të lartë dhe të prekur nga virozat e stinës.

Mjeku pediatër Bardhok Gjoka thotë se ka patur angazhim të plotë për të përballuar situatën megjithëse një numër i vogël pacientësh janë dërguar në Tiranë.

Në verë gjendja rëndohet për shkak të virozave dhe mbi ngarkesës së krijuar nga ardhja e pushuesve dhe emigrantëve në atdhe.

Për pak ditë situata në spitalin e Lezhës mund të quhet e tejkaluar./ABC News Albania 24/7