“Vrapo, fshihu ose lufto”, FBI udhëzon qytetarët në rast sulmesh

schedule12:41 - 10 Maj, 2023

schedule 12:41 - 10 Maj, 2023

Një video tronditëse e FBI-së për sigurinë e armëve për qytetarët amerikanë ka ngjallur debat më rrjetet sociale. Videoja fillon me një çift duke shijuar një pije në një lokal kur shpërthen befas një sherr.

Më pas dëgjohen të shtëna me armë zjarri me klientët dhe stafin që vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre. Videoja katër minutëshe e FBI-së përpiqet të përshkruaj një skenë hiperrealiste, me viktimat të gjakosura në dysheme, ndërsa sulmuesi “ecën” nëpër lokal duke tundur armën.

Narratori në video udhëzon audiencën se çfarë duhet të bëjë nëse ndodhen në situatë të tillë.

“Vrapo, fshihu ose lufto”! “Është shumë e rëndësishme të marrësh vendime të shpejta.”

Në video u kërkohet qytetarëve që të zbresin shkallët, të çojnë duart lart në rast se hasen me oficerët dhe t’u japin atyre një përshkrim të sulmuesit sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta identifikojnë atë në kohë.

Nëse qytetarët janë të bllokuar në një vend me autorin, sipas videos të publikuar ata duhet të përpiqen të fshihen në një dollap, të bllokojnë derën e tij në mënyrë që ai të mos e hapë atë dhe të armatosen me çdo gjë që mund të përdoret si armë në rast se mund të luftojnë.

 “Ju mund t’i mbijetoni të shtënave masive nëse jeni të përgatitur. Mbajeni mend: “Vrapo, fshihu ose lufto”” , thuhet në videon e publikuar nga FBI.

/abcnews.al