Parada e “9 Majit” në Rusi, Lukashenko largohet pa takuar mikun e tij Putin

schedule10:39 - 10 Maj, 2023

schedule 10:39 - 10 Maj, 2023

Lideri i Bjellorurisë është larguar me shpejtësi nga parada ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës që u mbajt për të festuar Ditën e Fitores. Ai nuk mori pjesë as në drekën e organizuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, dukej mjaft i lodhur dhe mezi qëndronte në këmbë, teksa vërehej që kishte mjekuar dorën e djathtë.

Shfaqja e tij në publik në këtë formë ka ngjallur spekulime kudo në rrjetet sociale në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, pavarësisht se ai nuk tregoi shenja të dukshme që ishte i sëmurë.

Pamjet filmike treguan 68-vjeçarin duke biseduar me Putinin dhe drejtuesit e ushtrisë pas paradës vjetore në Sheshin e Kuq dhe më pas duke marrë një automjet për te Varri i Ushtarit të Panjohur aty pranë, ndërsa Putin po ecte me liderët e Armenisë dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore.

Ai u bashkua me të tjerët për të vendosur lule në Varrin pranë Kremlinit, vetëm rreth 300 metra nga vendi ku ata kishin parë më parë në paradën që shënonte përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Autoritetet bjelloruse nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë lidhur me shëndetin e Lukashenkos, por ai është shfaqur vetëm në dy evente publike në dy javët e fundit dhe në njërin prej tyre, zëri i tij ishte i ngjirur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!