Një incident dhe çaste tensioni,pak minuta pas fillimit të seancës plenare. Teksa ish kryeministri Berisha u nis drejt foltores së Kuvendit për të marrë fjalën e tij dhe për të deklaruar qendrimet e opozitës në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit, u pengua nga punonjësit e gardës që t’i afrohej foltores. Më pas deputetë të tjerë opozitarë bllokuan foltoren, duke mos lejuar zhvillimin e mëtejshëm të punimeve. Në këto kushte kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, ndërpreu për disa minuta seancën. Pas qetësimit të situatës dhe rifillimit të punimeve, ish kryeministri Berisha mori sërish fjalen në foltore.
Berisha: Dhëmb për dhëmb atij që kërkon të bëhet kryeprokuror i Shqipërisë
Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me bllokimin e fjalës së tij i ka shpallur luftë në parlament, por paralajmëroi se opozita do t’i qëndrojë “dhëmb për dhëmb”.
“Një deputeti i jepet fjala, një kryehorr, një pis pisi, një fundërrinë që kërkon të bëhet kryeprokuror fut gardën në një akt të pashembullt për të ndërprerë të drejtën e fjalën të ciline mora në përputhje të plotë me procedurën.
Me këtë akt ky horr shpall luftë në parlament, dhe të jetë i bindur që do t’i qëndrojmë dhëmb për dhëmb dhe fije për fije kryepisit të Shqipërisë, kryehorrit të Shqipërisë, atij që kërkon sot të bëhet kryeprokuror i Shqipërisë”, tha Berisha duke folur nga foltorja e parlamentit pas rinisjes së seancës, e cila u ndërpre pasi garda e republikës bllokoi ish-kryeministrin të shkojë tek foltorja./abcnews.al