Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar së fundmit, tekniku Xavi është shprehur se nuk e ka ndjerë “besimin” e legjendës hollandeze Frank Rijkaard, në kohën kur ky i fundit ishte tekniku i Barça-s, në vitet 2003-2008, kohë kjo kur Xavi ishte një nga “pikat kyçe” në mesfushën e “katalanasve”.
Mirëpo, në një intervistë për prestigjiozen franceze, “L’Equipe”, legjenda hollandeze tregoi komplet të kundërtën, teksa tha se ka kujtime të mira nga ish-mesfushori, si dhe është shumë i lumtur që Xavi e solli Barça-n drejt fitores së Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
“Kam kujtime të mira nga Xavi, ai u bë mbret i futbollit dhe jam shumë i lumtur të shoh se skuadra është në rrugën e saj drejt fitores së La Liga-s. Xavi e meriton dhe po ashtu edhe tifozët e Barça-s. Fitimi i Superkupës tashmë shumë i rëndësishëm, ata patën një sezon të shkëlqyeshëm”,- u shpreh Rijkaard gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al

