“Malësia e Krujës”, 19 persona në pranga për kultivim droge

schedule12:49 - 29 Gusht, 2019

schedule 12:49 - 29 Gusht, 2019

Policia e Krujës në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe FNSH-ne ka zhvilluar një megaoperacion antikanabis në Malësinë e Krujës duke vënë në pranga 19 persona. Ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

19 persona përfunduan në pranga dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Ky është rezultati i një megaoperacioni të zhvilluar në Malësinë e Krujës. Aksioni është kryer nga Policia e Krujës në bashkëpunim me Durrësin, Forcat Operacionale , FNSH-në dhe Policinë e Kurbinit.

Të gjithë akuzohen për kultivim droge dhe ishin nën hetim nga prokuroria e Krujës prej tre muajsh.

Nga hetimet ka rezultuar se të ndaluarit dhe personat e shpallur në kërkim e bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë.

Droga është gjetur dhe asgjesuar në periudha te ndryshme dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 33 celularë dhe 1 armë zjarri.

Megaoperacioni është në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim./ABC News Albania 24/7