Emmanuel Macron do të bëjë një vizitë zyrtare në Gjermani nga 2 deri më 4 korrik, e para e një kreu shteti francez në atë vend që nga viti 2000, njoftoi sot presidenca gjermane.
Macron do të vizitojë Gjermaninë me ftesë të presidentit Frank-Walter Steinmeier “për të nderuar miqësinë e ngushtë të të dy vendeve në vitin e 60-të të Traktatit të Elysee” për marrëdhëniet dypalëshe.
Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e një presidenti francez në 23 vjet. Macron do të vizitojë disa rajone të Gjermanisë me qëllim që “të nënvizojë lidhjet unike midis dy shteteve”.
“Kjo ngjarje e veçantë shënon fillimin e një kapitulli të ri në miqësinë që ka lidhur dy vendet për dekada”, shkruante presidenca në njoftim./abcnews.al