Rusia fajëson Ukrainën për atentatin ndaj shkrimtarit pro Kremlinit

schedule10:36 - 8 Maj, 2023

schedule 10:36 - 8 Maj, 2023

Hetuesit në Rusi deklaruan se Ukraina qëndronte pas shpërthimit të makinës të shtunën, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagos shkrimtari pro-Kremlinit, Zakhar Prilepin, i cili është edhe një nga romancierët më të njohur rus.

Ata gjithashtu po hetojnë përfshirjen e Alexander Permyakov në atentatin ndaj shkrimarit Pripelin, shkruan The Moscow Times.

“Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari dëshmoi se ai ka vepruar sipas udhëzimeve nga shërbimet speciale të Ukrainës,” tha komiteti hetimor i Rusisë, i cili shqyrton krimet e mëdha.

Këshilltari në Presidencën e Ukrainës, Mykhaylo Podolyak reagoi duke e krahasuar regjimin e Putinit me një perëndi që “gllabëron armiqtë e tij … dhe në fund gllabëron të tijat”, duke nënkuptuar se shpërthimi ishte për shkak të luftimeve të brendshme ruse.

Ky është i fundit në një seri sulmesh dhe operacionesh të dukshme sabotuese që Rusia ka fajësuar Ukrainën, përpara festimeve popullore të 9 majit, të fitores sovjetike ndaj nazistëve.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shumicën e sulmeve të supozuara, por Kremlini në përgjithësi ka fajësuar Ukrainën ose Perëndimin, duke ofruar rrallë prova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!