Kanadaja është përfshirë nga zjarret, ndërsa vazhdon të rritet numri i personave që po evakuohen nga shtëpitë e tyre. Deri më tani rreth 30 mijë persona besohet se janë larguar në vetëm pak ditë, një shifër “e paprecedentë” për këtë periudhë të vitit.
Të shtunën, autoritetet në provincën e Albertës u detyruan të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëruan evakuimin emergjent të rreth 25,000 banorëve. 107 zjarre në pyje dhe zona me bimësi të ulët në të gjithë krahinën janë aktivë.
Në Fox Lake , në veri të Albertës, flakët shkatërruan 20 shtëpi, një dyqan dhe një stacion policie. Banorët u evakuuan me anije dhe helikopterë. Kushtet mbeten të paqëndrueshme dhe autoritetet thonë se është e vështirë të përcaktohet shkalla e saktë e dëmit në këtë moment.
“Në disa raste, tymi dhe kushtet na pengojnë të vlerësojmë plotësisht dëmet,” shpjegoi Colin Blair nga Alberta Emergency Management .
Dy zjarre që mbeten jashtë kontrollit në British Columbia fqinje kanë detyruar gjithashtu banorët të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
/abcnews.al