Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Simone Inzaghi: Ne fituam ndeshjen më të rëndësishme

schedule23:15 - 6 Maj, 2023

schedule 23:15 - 6 Maj, 2023

Në javën e tridhjetë e katërt të kampionatit italian, Interi shënoi një fitore të madhe ndaj Romës. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i kënaqur me fitoren, e cila ndodhi në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Milanit në Champions League.

“Kemi fituar një ndeshje të rëndësishme kundër një ekipi, forca e të cilit është e pamohueshme. Ndeshje e vështirë, na u desh të ruanim përqendrimin gjatë gjithë ndeshjes, nuk kishim kohë për t’u çlodhur. Ka shumë ndeshje, por tashmë e kemi fituar ndeshjen e katërt radhazi dhe shpresoj se do të vijnë më shumë fitore”, citon fjalët e Inzaghit fcinter1908.it. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!