Karles Spencer ka folur nga zemra për motrën e tij Princeshën Diana, pak para kurorëzimit të Mbretit Karles.
Ndërsa Mbreti Karles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Kamilla po kurorëzohen, Spencer përmendi motrën e tij në podcastin ‘Tea With Twiggy’.
“Njerëzit e donin atë! Ajo kishte një sens të mrekullueshëm humori dhe ishte vërtet inteligjente me njerëzit”, tha ai. Gjithashtu ka postuar dhe një foto me Princeshën Diana, ku mes tyre është edhe babai i tyre, John Spencer.
Në fakt ai kujtoi një incident që e kishte stigmatizuar. “Mbaj mend që një herë shkuam në një koncert të muzikës klasike me Dianën. Ishte një ngjarje e mrekullueshme. Pas koncertit ajo doli në skenë dhe foli me njerëzit e orkestrës dhe ata e donin shumë. Rreth saj u mblodhën tetëdhjetë veta dhe po e shikonin në sy”, tha ai./abcnews.al