Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Chelsea “troket” në derën e Interit, “blutë” duan Lautaron

schedule12:51 - 6 Maj, 2023

schedule 12:51 - 6 Maj, 2023

Lautaro Martinez është padyshim një nga lojtarët më kyç të Interit. Sulmuesi argjentinas është në një formë të jashtëzakonshme ku golat dhe performanca e tij janë duke shtyrë Interin përpara.

Pas një interesimi fillestar nga Anglia, ku Manchester United thuhej se ishte i gatshëm të ofronte 80 milionë euro për sulmuesin zikaltër, tashmë duket se edhe Chelsea kërkon të flirtojë me zikaltërit për kartonin e Lautaros.

Sipas raportimeve nga “Football Insider”, Chelsea është gati të ofrojë 70 milionë euro për sulmuesin argjentinas të Interit.

Drejtuesit e klubit zikaltër nuk kanë ndërmend të shesin kartonin e Lautaro Martinez, ku këtë gjë e kanë bërë të qartë me kohë duke theksuar se ai është e ardhmja e projektit të klubit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!