Autoritetet greke bëjnë me dije se, ditën e sotme janë arratisur 4 të burgosur nga burgu i Tirinthias në Greqi, 2 prej tyre janë shqiptarë, 1 egjiptian dhe 1 maroken.
Nga të dhënat e fundit mësohet se, mungesa e të burgosurve është vënë re nga autoritetet e burgut, kur po bëhëj numërimi i tyre në mesditë.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen dhe kapjen e të arratisurve. Autoritetet greke ende nuk bëjnë me dije identitetet e shqiptarëve.
Sidoqoftë, ky është incidenti i dytë në këtë burg brenda disa javësh./abcnews.al