Gjyqi për “djegësin” e Elbasanit, pranohet gjykim i shkurtuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe të 7 pandehurit

schedule16:52 - 5 Maj, 2023

schedule 16:52 - 5 Maj, 2023

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie, Alqi Bllako dhe të 7 pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar.

Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata, do të përfitojne ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Seanca e radhës, ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet më 18 maj, ora 09:00.

Sipas SPAK, Koka, në cilesinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milione euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë “Albtek Energy”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncension dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!