Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rafael Nadal nuk lejon të papritura në US Open

schedule15:41 - 28 Gusht, 2019

schedule 15:41 - 28 Gusht, 2019

Rafael Nadal e nisi me këmbën e mbarë Grand Slemin e tenist në Nju Jork. Legjenda spanjolle kaloi pa probleme australianin Milman, por u ankua nga vapa.

Është tri herë kampion dhe dëshiron të shtojë një tjetër kurorë. Rafael Nadal nuk lejoi asnjë të papritur në ndeshjen e tij të US Open, duke mundur bindshëm australianin Xhon Milman.

Pritej me shumë shqetësim për t’u parë gjendja fizike e spanjollit, që kohët e fundit është dëmtuar shpesh, por tifozët e tij u qetësuan ndjeshëm pas suksesit 3-0 në Nju Jork, me rezultat të seteve 6-3, 6-2 e 6-2.

Më mirë se kaq nuk mund të shkonte, ndërsa Milman nuk ia doli të luante një ndeshje të madhe, siç bëri vjet kur tronditi gjithë botën duke eliminuar Rozher Federerin nga Grand Slemi amerikan i tenisit.

Tashmë, veterani 33-vjeçar do të përballet me australianin tjetër, Thanasi Kokinaqis, një rival i rrezikshëm. Nadali e di se do të duhet të luajë në nivelin më të lartë, ndërsa u shpreh i bezdisur nga temperaturat e larta.

As tek femrat nuk pati të papritura, por ato thuajse ndodhën. Kampionia në fuqi, Naomi Osaka, pati përballë rusen 20-vjeçare Ana Blinkova, dhe vuajti shumë për të kaluar në raundin e dytë.

Amerikania me origjinë japoneze fitoi me vështirësi setin e parë 6-4, por humbi të dytin pas lojës finale, 6-7. Për fat, në setin e tretë e mblodhi veten dhe triumfoi thjesht 6-2.

Një tjetër amerikane e pati të vështirë një tjetër ruseje. Adoleshentja Kori Gof u ndesh me Anastasia Potapovën dhe gjithashtu iu deshën tre sete për të avancuar.

Pesëmbëdhjetëvjeçarja humbi setin e parë 3-6, por pastaj reagoi duke fituar 6-2 e 6-4. Në turin tjetër kaluan edhe rumunia Simona Halep dhe çeket Petra Kvitova e Katerina Plishkova./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!