Për herë të parë gjatë kësaj jave, tekniku i PSG, Christophe Galtier ka komentuar pezullimin e “pleshtit”, Leo Messi nga klubi pas largimit të tij të beftë drejt Arabisë Saudite, menjëherë pas disfatës së javës së shkuar ndaj Lorient.
Për mediat, Galtier tha se nuk aspak lidhje me vendimin dhe se gjithçka do të sqarohej sapo Messi të kthehet në Paris.
“Le të fillojmë me kronologjinë e ngjarjeve. Në fillim të javës, bordi më njoftoi për vendimin për e pezullimit të Leos. Sapo u informova për vendimin, u zotova që të mos e komentoj. Unë jam punonjës i klubit, vendimi është marrë, nuk e komentoj.
Nuk më duhej të merrja një vendim. Unë jam informuar për këtë dhe jam në përputhje. Kur Leo të kthehet, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ketë diskutime me të gjithë klubin dhe gjithashtu me Leon”,- tha tekniku francez për mediat. /i.m /abcnews.al