Dhuna në familje, psikologia: Lidhet edhe me kulturën, njerëzit janë të tejngarkuar me hallet e përditshme, si mund të shmanget

schedule13:40 - 5 Maj, 2023

schedule 13:40 - 5 Maj, 2023

E ftuar në një lidhje live me edicionin “Shqipëria Sot” në ABC News, ka qenë psikologia, Entela Binjaku e cila ka folur në lidhje me dhunën në familje, që është një fenomen shqetësues dhe në rritje në vendin tonë.

Binjaku tha se kohët e fundit ka pasur shtim të rasteve të dhunës në familje, por ka pasur po ashtu edhe shtim të denoncimeve.

Sipas saj, shoqëria jonë është civilizuar tanimë dhe nuk i toleron me rastet e tilla.

Psikologia tha se ka vënë re një nivel shumë të ulët durimi tek njerëzit, i cili vjen për shkak se njerëzit janë të tejngarkuar me hallet e përditshme dhe të gjithë këtë e nxjerrin te personat më të afërt që janë familjarët.

Mendoj që janë shtuar rastet, por edhe denoncimet. Shoqëria është civilizuar tanimë dhe nuk i toleron me rastet e tilla.

Ajo që kam vënë re është që njerëzit kanë një nivel shumë të ulët durimi.

Në vija të përgjithshme mendoj që ka njerëz që janë të tejngarkuar me hallet e së përditshmes dhe padrejtësi që i bëhen dhe atë e nxjerr me familjarët.

Njerëzit janë shumë të shpërqendruar dhe nuk fokuson dot te gjërat me jetike” u shpreh Binjaku.

Vitin që lam pas janë regjistruar 5,200 raste dhune, një numër shumë i lartë, i cili për psikologen vjen edhe nga kultura jonë, ku gruaja është ajo e nënshtruara.

Kjo ndodh sepse ndonjëherë, mos pasja kontroll ndaj gruas, e bën atë të ushtrojë dhunë për ta fituar në këtë mënyrë, tha ajo.

Psikologia theksoi se dhuna vërehet më së shumti nga mosha e mesme e lart, pasi nga 30 vjeçarit e poshtë situata nuk është e tillë dhe kjo për shkak edhe të familjeve nga vijnë këto gra, ku babai bërtiste apo dhunonte mamanë.

Sepse edhe vetë në kulturon tonë, gruaja është e nënshtruara. Burri e ngre zërin shpejt. Kjo ndodh sepse ndonjëherë mungesën e mos kontrollit të gruas, e bën atë të ushtrojë dhunë.

Jemi të vonuar në shumë aspekte. Moshat që kërkojnë mbrojtje ndaj dhunës, janë të moshës së mesme e larta. Pra këto mbajnë në vete një traditë tillë edhe kur kanë qenë te familjet e tyre.

Tek të rinjtë nën 30 vjeç, nuk e shohim këtë, kjo tregon që shoqëria po ndryshon tanimë” theksoi psikologia.

Psikologia tha se shqiptarët nuk arrijnë shpesh herë ta identifikojnë dhunën psikologjike, e duke mos bërë këtë, e lejojnë një gjë të tillë.

Mendoj që nuk kemi ende vetëdijen e duhur për të raportuar dhunën e quajtur psikologjike. Shumë nuk e konsiderojnë  dhunë, atë psikologjike.

Tek ne dhunë quhet vetëm kur ka nisur dajaku dhe ka shenja. Rastet e divorceve në vendin tonë, bëhet për shkak se gratë nuk e durojnë më  dhunën fizike.

Pavarësisht se këta janë shkallë e ekonomisë së vendit dhe nuk kanë kohë të raportojnë, por që është gabim” bëri me dije ajo.

Në lidhje me rehabilitimin, Binjaku tha se hapi parë është bërë dhe është pikërisht kjo që ne flasim për dhunën, dhe nuk është më tabu që një grua ta denoncojë dhunën.

Sipas saj për të shmangur një të tillë duhet të punohet shumë në familje dhe në shkolla për edukimin e fëmijëve.

Sa i përket rastet skandaloz të trajnerit të Skëndërbeut, i cili godet me shuplakë një lojtare, psikologia tha se këto mjedise janë të errëta në vendin tonë, por ajo që ndikon në kushte të tilla është mungesa e psikologëve në stafet e ekipeve.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!