PDIU e vetme në zgjedhje, Idrizi: Kemi marrë vendimin e duhur, ja pse Përnaska garon nën siglën tonë

schedule12:02 - 5 Maj, 2023

schedule 12:02 - 5 Maj, 2023

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka qenë e ftuar në një lidhje skype me edicionin  “Tirana Live” në ABC News ku foli në lidhje me vendimin për të dalë vetëm në këto zgjedhje dhe për të garuar vetëm në këshillat Bashkiak.

Idrizi tha se kjo fushatë është rasti ku PDIU të tregojë peshën e saj. Ai tha se fakti që ata janë në garë vetëm për këshillat bashkiak, është për të kthyer peshën e parlamentit të bashkive, që ka munguar në 4 vitet e fundit.

Kjo është një fushatë ku sigurisht është rasti që PDIU tregojë peshën e saj në të gjithë vendin. Fakti që dolëm vetëm ishte pikërisht për këtë.

Jemi fokusuar për Këshillin Bashkiak, kjo i kthen peshën parlamentit të bashkive, gjë që ka munguar këto vite” tha Idrizi.

Në lidhje me kandidaten e bashkisë së Tiranës, Lajla Përnaska e cila garon nën siglën e PDIU, por njihet si një demokrati dhe debatin se kjo lëvizje është bërë për të përçarë votat e opozitës, Idrizi u shpreh se ai e ka ndihmuar Pernaskën vetëm për t’u regjistruar në këto zgjedhje dhe siç shihet ajo fushatën po e bën vetëm.

Sigurisht që unë jam shumë i qartë dhe më takon që të jap edhe një shpjegim. Ne kemi zakon në ngremë teori konspirative. Pernaska për të cilën unë kam shumë respekt, donte t’i shtonte një element cilësor kësaj fushate, por për këtë kishte nevojë për një parti dhe e mbështetëm.

Siç e shikoni ajo po bën një fushatë vetëm, pasi ne e kemi ndihmuar vetëm për procesin e regjistrimit.

Nëse do të ishte ndryshe, Pernaskën unë do ta prezantoja dhe do të bëja fushatë për të dhe do ishte rezultat ndryshe” shtoi kreu i PDIU.r.t/abcnews.al