SHBA dhe Turqia sanksionojnë dy persona të lidhur me terrorizmin

schedule18:18 - 2 Maj, 2023

schedule 18:18 - 2 Maj, 2023

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë bashkëpunuar për të vendosur sanksione ndaj dy individëve të lidhur me financimin e dy organizatave terroriste me bazë në Siri.

Ndaj këtyre organizatave tashmë janë vendosur sanksione nga SHBA-ja dhe Kombet e Bashkuara, siç ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Thesarit.

Sipas Uashingtonit, objektivat ishin Omar Alshik, një figurë udhëheqëse e Hayat Tahrir al-Sham dhe Qubilai Sari, i cili mblodhi fonde në Turqi nga donatorët në emër të organizatës Katibat al-Tawhid wal Jihad.

” Ndërsa organizatat terroriste vazhdojnë të kërkojnë akses në sistemin financiar ndërkombëtar, puna me partnerët tanë rrit aftësinë tonë për të ndërprerë në mënyrë më efektive këto rrjete,” tha Brian E. Nelson, nënsekretari i Thesarit për Inteligjencën Financiare dhe Kundër Terrorizmit.

Më 5 janar, SHBA dhe Turqia shënjestruan bashkërisht një rrjet të rëndësishëm financues të Shtetit Islamik.