PD reagon për ndërtimin e tre fabrikave të djegies së plehrave

schedule14:18 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 14:18 - 17 Dhjetor, 2017

Partia Demokratike i ka bërë thirrje organit të akuzës të fillojë hetimin për korrupsion lidhur me ndërtimin e tre 3 fabrikave të djegies së plehrave, në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Ndërkohë, drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje edhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të tregojë, sipas PD, peshqit e mëdhenj që po vjedhin miliona euro duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve. Mbulimi i aferës korruptive të tre djegësve të plehrave,- thotë opozita, është një motiv më shumë pse Edi Rama kërkon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm. PD ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së të hënës./abcnews.al