Platforma e takimeve në internet Tinder do të ndalojë së punuari në Rusi deri më 30 qershor, u njoftua sot në faqen e internetit të kompanisë Match Group.
“Markat tona po ndërmarrin hapa për të kufizuar aksesin në shërbimet e tyre në Rusi dhe do të përfundojnë tërheqjen e tyre nga tregu rus deri më 30 qershor ”, thuhet në deklaratë.
Tinder funksionon përmes aplikacioneve celulare për telefonat inteligjentë dhe si aplikacion për kompjuterët desktop.
Match Group, përveç Tinder, zotëron edhe Match.com, Meetic, OkCupid, Hinge, PlentyOfFish, Ship dhe OurTime./abcnews.al