18-vjeçari Garnacho njoftoi se së shpejti do të bëhej baba, ai zbuloi gjininë e fëmijës

schedule23:36 - 1 Maj, 2023

schedule 23:36 - 1 Maj, 2023

18-vjeçari Alejandro Garnacho ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet baba. Anësori i Manchester United, i cili së fundmi nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare, ka shpërndarë foto të festës së zbulimit të gjinisë së foshnjës së tij.

Garnacho ka postuar një foto me të dashurën e tij Eva Garcia, ku shkruan: “Aty ku jeta fillon dhe dashuria nuk mbaron kurrë.

Nuk mund të shpjegojmë se si ndihemi kur jemi gati të realizojmë ëndrrën tonë më të madhe.

Po numërojmë ditët derisa të të takojmë, babi dhe mami të duan shumë tashmë”, shkruan lojtari. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!