Gjatë takimit me qytetarët në Korçë, kryeministri Edi Rama përmendi gjithashtu edhe projektin e stadiumit që do të ndërtohet në këtë qytet. Kreu i qeverisë zbuloi se synimi është që të ndërtojnë edhe polin e skive në Korçë që do ta bëjë qytetin një destinacion turistik për turistët e huaj.
“Ambicia fundore është të ndërtojmë edhe polin e skive që Korça të behet një destinacion turistik i nivelit të lartë. Aeroportin sportiv e kemi premtuar, projekti ka mbaruar tani lidhet kontrata. Por destinacioni i skive është i rëndësishëm për të sjellë këtu shumë turistë dhe vizitorë që do të argëtohen dhe do të shpenzojnë shumë dhe kështu do të rriten të ardhurat e Korçës si në zonat në Evropë ku ka ski. Nuk jemi më në kohën që të krahasohemi me ata tjetër. Ne nuk jemi në garë fare me ata të tjerët, jemi në garë me kohën për ta ngritur Shqipërinë në majën që meriton, për ta bërë Shqipërinë e 2030-ës kampione e Ballkanit në turizëm.”, tha Rama./abcnews.al