Duke komentuar ecurinë e skuadrës së tij në La Liga këtë sezon përpara ndeshjes së tyre kundër Osasuna në Camp Nou, trajneri i Barcelonës, Xavi, u pyet për shanset e Manchester City për një tripletë kupash dhe ai lavdëroi skuadrën angleze dhe trajnerin e tyre Pep Guardiola.
“City është skuadra më e mirë në botë për mua. Futbolli i tyre është një pasqyrë për ne. ata kanë trajnerin më të mirë në botë. Do të ishte e drejtë nëse do të fitonin tripletën”, është shprehur Xavi.
Manchester City është në luftë me Arsenalin për trofeun e Premier League. “Qytetarët” gjithashtu vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Champions League ku do të përballen me Real Madrid në gjysmëfinalet e këtij kompeticoni. City është edhe në finalen e FA Cup, ku si kundërshtarë do të kenë ekipin tjetër të Manchesterit, atë të United./ h.ll/abcnews.al

