Sindikatat e punëtorëve mbushin rrugët dhe sheshet ne shume vende te botes në 1 maj, por kjo atmosferë mungoi në Tiranë.
Sindikatat që përfaqësojnë grupimet më të mëdha të punëtorëve, apo që kane aktivitet në Shqipëri prej 30 vitesh, nuk organizuan asnjë manifestim dhe drejtuesit e tyre nuk u panë askund në këtë ditë 1 maji.
Në kryeqytet, aktivistë dhe disa sindikata të krijuara gjatë viteve të fundit mblodhën dhjetra qytetare në një tubim modest në pedonalen ‘Murat Toptani’.
Në tubimin sindikalist në Tiranë, u perfshi edhe sindikata e punonjësve të shendetësisë.
Por mjekët dhe inferemierët gjate viteve te fundit dhe kete vit kane përfituar rritje te konsiderueshme page./abcnews.al