Klasikja e Kolumbisë, dy tifozë të vdekur dhe 14 të plagosur në Medellin

schedule09:36 - 1 Maj, 2023

schedule 09:36 - 1 Maj, 2023

Klasikja e Kolumbisë, dy tifozë të vdekur dhe 14 të plagosur në Medellin

Dy tifozë humbën jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur në një përleshje që shpërtheu në derbin e Medellinit, klasikes të ligës kolumbiane, mes Independiente dhe Atletico Nacional.

Tragjedia ndodhi pikërisht në momentin kur autoritetet kolumbiane  synojnë të rrisin dënimet për autorët e dhunës në stadiume.

“Fatkeqësisht, dy qytetarë humbën jetëm, u sulmuean me thika dhe sende të mprehta”, tha në një video koloneli i Policisë Henry Bello. Sipas të njëjtit burim, dy të vdekurit ishin 25 dhe 34 vjeç dhe ishin tifozë të Independientes, klub i cili humbi ndeshjen me rezultatin 3-1.

Sherri ka ndodhur pranë stadiumit “Atanasio Girardot” në Medelin, ku pak javë më parë u përplasën mes tifozët e Atletico Nacional me policinë.

“Ne do të japin rreth 39 mijë euro si shpërblim për ata që na ndihmojnë të identifikojmë dhe ndjekim penalisht ata që janë përgjegjës”, tha kryebashkiaku i Medellinit, Daniel Quintero. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë në këtë ndeshje, pasi edhe më parë ka pasur plagosje dhe të vdekur nga përplasja e tifozëve në këtë derbi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!