Mbreti Charles dhe Camilla do të kurorëzohen në më pak se një javë dhe detaje të reja janë shfaqur në lidhje me ceremoninë e së dielës mbrëma.
Një lëvizje që i bën nder gjyshërve mbretërorë si dhe mjedisit, ka emocionuar shumë nga fansat e tyre, pasi çifti mbretëror do të riciklojë karriget e fronit nga kurorëzimi i Mbretit George VI.
Mbreti Charles, pra, pasi të kurorëzohet, do të ulet në një karrige të përdorur nga gjyshi i tij, e cila natyrisht ka pësuar rinovim dhe ka stemat origjinale të qëndisura në pjesën e përparme dhe të pasme.
Camilla tani do të ketë një karrige identike, të përdorur nga Nëna Mbretëreshë në kurorëzimin e Mbretit George VI në 1937, por me stemën e Camilla. Zëvendës-inspektori i veprave të artit të mbretit, tha: “Për kurorëzimin e mbretit ai ishte shumë i prirur të ripërdorte gjërat kudo që të ishte e mundur.”
Gjatë ceremonisë së kurorëzimit, Mbreti Charles do të përdorë një sërë karrigesh dhe për këtë arsye do të ulet në karrigen e lashtë të kurorëzimit përpara se të zërë vendin e tij në karrigen e fronit. Camilla kur të kurorëzohet do të zërë vendin e saj edhe në një karrige froni.
View this post on Instagram
Karriget, të bëra fillimisht për t’u përdorur nga Mbretëresha Elizabeth dhe Duka i Edinburgut në kurorëzimin e vitit 1953, janë gjithashtu të veshura me susta.
Karrigia e kurorëzimit ka zënë qendër të vëmendjes gjatë ceremonive të kurorëzimit për më shumë se 700 vjet dhe do të përdoret për ceremoninë më 6 maj./abcnews.al
View this post on Instagram