Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj kërkesës së Pekinit për një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve, për t’i dhënë fund luftës së tarifave. Sipas Trump, një nga arsyet pse Kina është një vend i madh është se pse presidenti i saj e di se si funksionon bota.
Ndërsa bursat në të gjithë botën vijojnë të paguajnë pasojat e betejës së tarifave mes Uashingtonit dhe Pekinit, presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar Kinës një sinjal pozitiv.
“Kina dëshiron një marrëveshje, është një gjë e madhe!”, komentoi kreu i Shtëpisë së Bardhë lajmin se Pekini është shprehur i gatshëm për të zgjidhur situatën aktuale nëpërmjet negociatave të qeta.
“Kam një respekt shumë të madh për presidentin Xi”, shtoi Trimp.
“Një nga arsyet se pse ai është një lider i madh dhe Kina një vend i madh është se ai e di se si funksionon bota”, përfundon reagimin e tij presidenti amerikan Trump./ABC News Albania 24/7

