PD: Dhoma e luksit është në emrin e Ministres së Drejtësisë

schedule20:36 - 25 Gusht, 2019

schedule 20:36 - 25 Gusht, 2019

Partia Demokratike ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga ministrja Gjonaj në lidhje me çmimet e larta për udhëtimet dhe hotelet gjatë vizitave jashtë vendit. Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi duke iu referuar faturave të publikuara në media theksoi se dhoma e luksit me 700 euro nata është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Është dhomë teke dhe është dhomë e paguar për 1 person, ku normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni. Vokshi e sheh kontrollin e brendshëm të ministres Gjonaj si një mënyrë për të larë duart me opinionin publik./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!