Një peshkatar profesionist është vënë në disa momente shumë të vështira në ujërat e Floridas. Mediat shkruajnë se teksa Rob Gorta po kapte një peshk të madh, u shfaq një peshkaqen, i cili ia hoqi nga duart prenë.
Ngjarja ndodhi disa javë më parë në ujërat e ishullit Anna Maria, ndërkohë që Gorta e ka bërë publike videon në Youtube. Në të dallohet qartë që teksa peshkatari mundohet të kapë peshku, shfaqet një peshkaqen kokëçekiç, i cili ia merr prenë.
“Ma mori nga duart”, dëgjohet të thotë Gorta.
“Lufta” mes peshkatarit dhe peshkaqenit zgjat pak minuta, por në fund Gorta humbi. Ndërkohë sipas mediave, peshkaqeni kokëçekiç është një nga llojet më pak të rrezikshme të peshkaqenëve.
https://youtu.be/h4oyjIgQcWU
/abcnews.al