Një histori që rrezikoi të shndërrohej në një frazë verore është mbyllur më në fund. Rafa Leao ka arritur një marrëveshje me Milanin për të rinovuar edhe për pesë vite të tjera, deri në vitin 2028.
Lojtari ka pranuar propozimin nga klubi kuqezi dhe për momentin e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i pritshëm në ditët në vijim. Marrëveshja bazohet në një pagë prej 7 milionë euro neto plus bonuse dhe 2 milionë euro pas nënshkrimit.
Mbetet ende çështja e dëmshpërblimit për t’i paguar Sportingut. Marrëveshja me klubin portugez duket afër. Kështu Leao bëhet një lojtar tepër kryesor për ekipin italian, si një nga pikat kyçe për projektin e kuqezinjve./ h.ll/abcnews.al