Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Aleix Garrido, një prej talenteve të shumtë që luan në skuadrën B.
Mesfushori 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025. Në këtë kontratë, është përfshirë edhe një klauzolë ndërprerje prej 400 milionë eurosh. Pra, nëse një ekip e dëshiron talentin e mesfushës, duhet të paguajë klauzolën.
Garrido në këtë sezon ka në total 25 paraqitje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 7 herë. Ai ka bërë edhe debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës më 1 prill, ku katalanasit fituan ndaj Elche me shifrat 0-4, dhe talenti spanjoll u aktivizua për 6 minuta./ h.ll/abcnews.al