Festoi ngjitjen në Pemier League, klubi i njohur del në shitje

schedule18:59 - 28 Prill, 2023

schedule 18:59 - 28 Prill, 2023

Sheffield United siguroi ngjitjen në Premier League sezonin e ardhshëm.

Princi saudit, Abdullah Al Saud, theksoi se ai vazhdon të kërkojë blerës të mundshëm, madje duke dashur të përfundojë procedurat brenda katër javëve të ardhshme.

Ai deklaroi se negociatat me biznesmenin nigerian, Dozi Mobuosi nuk patën një fund të lumtur, ndërsa shtoi se po e shet klubin sepse është i rraskapitur nga stresi i shkaktuar nga dy vitet e tij në klub.

“Kam nevojë për pushim, por tifozët e skuadrës e dinë që unë do të jem përgjithmonë një tifoz i madh i skuadrës. Unë dua ta shes klubin”, tha Al Saud.

Sheffield United siguroi promovimin në Premier League, pasi mundi West Brom 2-0, duke u rikthyer në ligën më të mirë të futbollit anglez pas një mungese katërvjeçare. /G.D abcnews.al/