Finalja e FA Cup mes Manchester City dhe Manchester United, e planifikuar për të shtunën më 3 qershor në “Wembley”, mund të shtyhet.
Federata Angleze e Futbollit po shqyrton hipotezën pas njoftimit nga “Aslef”, sindikata britanike e makinistëve, për grevë të transportit publik, në disa data për të kërkuar rritjen e pagave të punëtorëve.
Grevat janë planifikuar për të premten më 12 maj, të mërkurën më 31 maj dhe të shtunën më 3 qershor.
Tifozët mund të hasin vështirësi të konsiderueshme për të shkuar në Londër nëse konfirmohet greva e transportit./ h.ll/abcnews.al