Supersfida e mbrëmjes së fundit dhe njëkohësisht e fundit për javën e 33-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League nuk ka nxjerrë një fitues. Me Tottenham e Manchester United që e mbyllën në barazimin 2 me 2 sfidën, në “Tottenham Stadium”.
Ashtu si në ndeshjet e fundit Manchester United ka “shkatërruar” gjithë çka ndërtoi në pjesën e parë, pjesë të lojës të cilën e mbylli me rezultatin 0 me 2, pas golave të Jadon Sancho e Marcus Rashford në minutat 7’ e 44’. “Përmbysja” e Tottenham nisi me startin e pjesës e dytë.
Pas vetëm 12 minutash lojë, në të 56’-tën, spanjolli Pedro Porro përfiton nga një rrëmujë në zonën e “djajve” dhe më një goditje potente çon topin në rrjetën e De Gea, mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 79’-të kapiteni Harry Kane lëshon një top në zonë drejt koreanit Heung-Min Son, me këtë të fundit që nuk gabon me portën e boshatisur.
Me këtë rezultat i vetmi ekip që përfiton është Tottenham, me londinezët që janë ngjitur në vendin e 5-të të Premier League, me 54 pikë, 6 më pak se Manchester United i vendit të 4-rt me 60 pikë dhe me 2 ndeshje më pak se londinezët. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Jadon Sancho, 0-1:
Goli i Marcus Rashford, 0-2:
Goli i Pedro Porro, 1-2:
Goli i Heung-Min Son, 2-2: