Një nga pastorët më të njohur në Kenia, Ezekiel Odero, është arrestuar sot për “vrasje masive të besimtarëve”, tha ministri i Brendshëm Kiture Kidiki.
Në pyllin e Sakahola po zbulohen vazhdimisht trupa që të cilët kanë vdekur tragjikisht, ku një tjetër pastor i vetëshpallur bindi dhjetëra ndjekës të tij të vdisnin nga uria për të siguruar “një vend në Parajsë”.
Ministri i Brendshëm nuk dha hollësi mbi akuzat kundër Oderos, i cili është një ish-peshkatar i cili u deklarua pastor 15 vjet më parë dhe deri vonë tërhoqi deri në 40,000 besimtarë në kishën e tij në rrethin Mavueni.
Në një nga mbledhjet e tij, gjatë së cilës ai shiti shishe me “ujë të shenjtë” dhe copa pëlhure që gjoja shëronin çdo sëmundje, ishte e pranishme gruaja e zëvendëspresidentit Rigati Gatchagua. Kanali i Ezekiel Onteros në YouTube “New Life – Prayer Center and Church” ka pothuajse 450,000 ndjekës.
Në arrestimin e tij, Ontero u shfaq i qetë, i veshur me rroba të bardha dhe duke mbajtur një Bibël në dorë.
Presidenti Kenyan William Ruto ka njoftuar se autoritetet do të ndërmarrin veprime kundër pastorëve të vetëshpallur “të cilët promovojnë ‘ideologji të errëta dhe të papranueshme'” për ndjekësit e tyre.
Ndërkohë, kërkimi në pyllin Sakahola nxjerr në dritë më shumë viktima të pastorit Paul Mackenzie Dhenge, i “Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë”. Deri më sot, 103 besimtarë janë gjetur të vdekur nga anëtarët e ekuipazhit që kërkonin në zonën pyjore. /abcnews.al