Pse disa njerëz në Indi konsumojnë urinën e lopës?

schedule15:13 - 27 Prill, 2023

schedule 15:13 - 27 Prill, 2023

Një numër i madh indianësh u tronditën nga rezultati i një studimi i cili tregoi se pirja e urinës së lopës është e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Hulumtimet kanë zbuluar se mostrat e urinës nga lopë të shëndetshme përmbajnë 14 lloje të baktereve të dëmshme.

Bakteret më të zakonshme të zbuluara në urinë janë Escherichia coli, shkaku i infeksioneve të stomakut. Ata që praktikojnë Ayurveda, praktikë nga shkrimet e shenjta hindu dhe i ka rrënjët në Indi për më shumë se 2000 vjet, pretendojnë shumë përfitime shëndetësore.

Ayurveda përfshin një përzierje ilaçesh bimore, vajra medicinale dhe minerale, si dhe ndjekjen e një diete të rreptë dhe joga dhe meditim të shpeshtë, dhe konsiderohet nga shumë në Perëndim si një pseudoshkencë.

77 përqind e indianëve e përdorin, sipas një raporti të vitit 2017, dhe kjo shifër pritet të jetë rritur më tej gjatë dhe pas pandemisë Covid.

Industria vlen 8.8 miliardë euro dhe një kërkim i shpejtë në Google tregon shumë kompani të mëdha Ayurvedike që reklamojnë produkte.

Patanjali, kompania më e madhe Ayurvedike e Indisë, shet një ilaç që përmban urinën e lopës në shishe që kushtojnë 60 euro, i cili premton “të kurojë ekzemën, të kontrollojë diabetin dhe kancerin”. “Easy Ayurveda”, një markë tjetër, u jep klientëve udhëzime të hollësishme se si të distilojnë urinën, duke pretenduar se është e dobishme kundër një sërë kushtesh nga lebra në astmë.

Gjatë valës së dytë të Covid19 në Indi, disa deputetë nga Partia qeverisëse e Indisë Bharatiya Janata (BJP) këshilluan votuesit e tyre të pinin urinën e lopës për të shmangur kontraktimin e virusit./abcnews.al