Sa herë keni hedhur një kuti të re qumështi sepse e keni hapur dhe ka marrë erë? Ose, sa herë keni marrë pako me fruta që në fund janë prishur? Ndoshta shumë.
Data e skadencës mund të shkruhet në paketimin e produktit, por shpesh nuk korrespondon me përmbajtjen. Ju prishin shijen tuaj, ndoshta dhe humorin. Kështu që më poshtë kemi mënyra për të dalluar kur janë vërtet të freskëta, për t’jua bërë jetën më të lehtë. Jo, nuk do të keni nevojë t’i provoni ato së pari.
Vezët
Këtu, ju provoni ujin. Mbushni një tas me ujë dhe vendosni vezën tonë në të. Nëse noton, nuk ia vlen të hahet. Ju hani vetëm ato që fundosen.
Bukë
Për të kuptuar nëse buka që duket e freskët është në të vërtetë në rregull, thjesht duhet t’i jepni një kafshatë. Nëse është ende e butë, hajeni normalisht. Nëse jo, mund ta spërkatni me pak ujë dhe ta vendosni në furrë për 2-3 minuta.
Patate
Këtu, procesi është i thjeshtë. Shikoni mirë patatet, nëse janë jeshile, mos i hani ose mos i përdorni në receta. Nëse përsëri keni blerë shumë dhe nuk doni t’i prishni, mund t’i zieni, t’i lini të ftohen dhe më pas t’i vendosni në ngrirje. Në këtë mënyrë, do t’i shkrini dhe do t’i hani kur t’i dëshironi vërtet.
Qumështi
Për qumështin, do t’ju duhet shqisa juaj e nuhatjes. Nese ka ere te forte nuk e shijon as nuk ka rendesi nese eshte zverdhur apo trashur./abcnews.al