Kolonel Dritan Demiraj, në një lidhje Skype me emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC Neës, foli në lidhje me raketat hipersonike.
Demiraj tha se fuqia ushtarake e SHBA nuk krahasohet me atë të Kinës dhe Rusisë, ndërsa theksoi se raketat hipersonike, janë e vetmja fushë ku Amerika ka ngelur pak prapa në krahasim me Kinën.
“Me duhet të theksoj, në të gjitha aspektet, fuqia ushtarake e SHBA nuk krahasohet me Kinën dhe Rusinë.
Sa i përket Kinës, edhe ajo është e avancuar në raketat hipersonike.
Ky është vetëm maja e ajsbergut, të një programi agresiv që Kina ka gati për të përdorur.
Kjo është e vetmja fushë ku SHBA është pak me mbrapa.
Një nga arsyet kryesore ka qenë mbrapa në këtë aspekt, për mendimin tim është dhënia e një sasie të madhe parash për Ukrainën” tha Demiraj.
Kapiten Artur Meçollari i ftuar i përhershëm në “Lufta dhe Paqja” tha se raketat hipersonike nuk janë ata që dominojnë luftën.
“Efekti që ata mund të shkaktojnë në luftë nuk është dominues.
Efektin dominus përcaktohet nga superioriteti detar dhe ajror dhe kjo nuk lidhet me raketat hipersonike, por me raketat që dominojnë tregun” tha ai.r.t/abcnews.al