Gjuha e urrejtjes në internet: A mund të luftohet dhe si?

schedule16:17 - 26 Prill, 2023

schedule 16:17 - 26 Prill, 2023

Komunikimi i hapur në internet krijon ide të reja, na mban në kontakt me zhvillimet më të fundit dhe na lidh me botën më shpejt se kurrë më parë. Grupi më i madh që shpenzon më shumë kohë në internet është Generation Zed, pra njerëzit e moshës 16 deri në 24 vjeç dhe ata praktikisht nuk njohin një botë pa internet.

Por ky brez, që është më i pranishmi në internet, është edhe nën kërcënimin më të madh. Gjuha e urrejtjes dhe ngacmimi kibernetik janë fenomene të veçanta të shoqërisë moderne, të cilat shkaktojnë shqetësime dhe probleme në rritje për të rinjtë, si dhe prindërit, kujdestarët dhe edukatorët e tyre. Megjithatë, ekziston një mënyrë për të bërë ndryshime…

Në vendin tonë, rreth 98,8% e të rinjve nga mosha 18 deri në 24 vjeç janë të pranishëm çdo ditë në internet dhe 88,3% e tyre kanë profile në rrjetet sociale – ku bullizmi kibernetik është më i dukshëm dhe më i shpeshtë. Këto të dhëna na tregojnë se sa e rëndësishme është të flasim hapur dhe vazhdimisht për këtë temë dhe të përpiqemi të mbrojmë të rinjtë, por edhe t’u tregojmë atyre se si të luftojnë kërcënimin.

Efektet e gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimit në internet mund të jenë shumë serioze, nga humbja e vetëbesimit, deri te shkaktimi i frikës, ankthit dhe depresionit, dhe fatkeqësisht disa raste përfundojnë fatalisht. Në fakt, rreth 24% e të rinjve janë ndjerë të pasigurt në internet të paktën një herë gjatë vitit të fundit.

Si ta luftoni këtë problem?

Si fillim, edukimi! Bota virtuale është një kopje e botës reale dhe rregullat që zbatohen për etikën në botën reale zbatohen edhe në botën virtuale.

Pastaj, përgjegjësi për veprimet dhe të folurit me zë të lartë për këtë temë. Fatkeqësisht, ka shumë të rinj që janë viktima të bullizmit në internet apo gjuhës së urrejtjes që nuk janë të vetëdijshëm, por ka edhe nga ata që nuk janë të vetëdijshëm se janë agresorë. Kjo është arsyeja pse – të folurit dhe ngritja e ndërgjegjësimit për këtë temë është thelbësore. Në këtë luftë të përbashkët duhet të përfshihen prindërit dhe edukatorët, por mbi të gjitha vetë të rinjtë.

Të rinjtë duhet të inkurajohen që me guxim dhe publikisht ta dënojnë këtë fenomen, të mbështesin bashkëmoshatarët e tyre viktima të bullizmit kibernetik, të ngrihen dhe të luftojnë vetë kundër gjuhës së urrejtjes. “Brezi i parë i vërtetë i internetit” ka mundësinë të krijojë një botë interneti të sigurt dhe etik që do ta çojë botën në një epokë të re komunikimi. Por që të ndodhë kjo kthesë duhet një nxitje, mbështetje. Ne duhet ta ndihmojmë këtë brez të përballet me problemin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!