Konferenca për rindërtimin e Ukrainës, Meloni: Do të vazhdojmë të mbështesim Kievin

schedule15:15 - 26 Prill, 2023

schedule 15:15 - 26 Prill, 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, që po mbahet sot në Romë, theksoi se “të flasësh për rindërtimin e Ukrainës do të thotë se ne po vëmë bast për fitoren dhe paqen” dhe shtoi se “ Italia do të vazhdojë të mbështesë Kievin nga pikëpamja politike, ushtarake dhe humanitare.

“Rindërtimi fillon tani. Ne jemi të bashkuar, në mbrojtjen dhe rindërtimin e vendit. Italia ka një rëndësi kyçe, me mbështetjen që i jep vendit tonë, për integrimin në Bashkimin Europian”, theksoi kryeministri ukrainas Denis Smikhal.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në kuadër të konferencës së sotme tha se “me rindërtimin italianët dhe europianët duan të tregojnë në praktikë se po i qëndrojnë afër Ukrainës”.

Sipas kreut të diplomacisë italiane, “Rusia do të duhet të paguajë për fatkeqësitë që shkaktoi dhe Italia do të bëjë përpjekje thelbësore në këtë drejtim në forumet ndërkombëtare”.

Në konferencën e sotme, marrin pjesë më shumë se 600 kompani italiane, me propozime dhe plane për rindërtimin e Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!