10 studentë të arteve pamore i hapin rrugë bashkëpunimit mes Universitetit të Arteve dhe Galerisë Kombëtare, ndërmjetësuar nga Ministria e Kulturës . Koordinatori i projektit Ermir Hoxha thotë se pozicioni i pare i të rinjve është ai i vëzhguesit, më pas artistët e rinj do të jenë pjesë e ndërtimit të ekspozitave, dhe workshopeve.
Nis jetëzimi i marrëveshjes se nenshkruar mes Galerise kombetare te arteve dhe universitetit te arteve te bukra ndermjetesuar nga ministria e kultures ne kuader te paktit per universitet. Koordinatori i projektit Ermir Hoxha thote se 10 studentë kane shfaqur interes qe ne fazen e pare per pozicionin e vëzhguesit ne sallat e ekspozimit. Ata do te sigurojnë dhe mbrojnë veprat e artit në salla nga dëmtimet me dashje apo pa dashje gjatë orarit të vizitave.
Ky bashkëpunim shihet edhe si një hap i rëndësishëm për integrimin e të rinjve në institucionet hije renda thekson Hoxha.
Studentët do të jenë pjese e projekteve të ndryshme jo vetëm në shërbime, por edhe në koncepte artistike.
Nga ana tjetër ky angazhim konvertohet edhe në kredite.
Në muajt në vijim projekti do të zgjerohet dhe do të jetë i hapur për të gjithë studentët, të cilët do duan ta përqafojnë këtë bashkëpunim, pasi institucionet nuk kanë vënë afat kohore në marrëveshje. /ABC News Albania 24/7