Petkoviç akuza Kurtit: Kërkon të marrë tokat e serbëve në veri të Kosovës

schedule14:19 - 25 Prill, 2023

schedule 14:19 - 25 Prill, 2023

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Petkoviç u shpreh se institucionet në Prishtinë, me në krye Kurtin, kanë iniciuar procedurën për ligjin për shpronësimet, me të cilin duan të legalizojnë sekuestrimin e tokës serbe në veri të Kosovës dhe të ndërtojnë të ashtuquajturat bazat e tyre ushtarake dhe policore.

“Me ligjin e ri të përgatitur nga Prishtina, fjalë për fjalë çdo objekt apo vend serb ku Kurti tregon gishtin, autoritetet në Prishtinë mund të deklarojnë “interes publik” dhe të ndërtojnë baza ilegale policore dhe ushtarake për njësitë e tyre speciale në atë vend”, theksoi ai.

“Nuk ka dyshim se kjo është një tentativë e re për të rrëmbyer tokën serbe, të cilën Prishtina po përpiqet ta legalizojë sipas ligjeve të veta për hir të interesave të okupimit”, shtoi Petkoviç.

Sipas tij, qëllimi i Prishtinës është i qartë për të përdorur këtë dhunë ligjore për t’u marrë brutalisht me popullin serb./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!