“Nuk donte që të divorcohesha”, e bija e Viktor Gjikës tregon momentin e vështirë me të atin

schedule12:47 - 25 Prill, 2023

schedule 12:47 - 25 Prill, 2023

Vajza e regjisorit të njohur shqiptar, Viktor Gjika, Ester Gjika ka folur për marrëdhënien e saj me të atin. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo ka treguar se së bashku kanë kaluar edhe një periudhë ‘të ftohtë’ në distancë. Kjo pasi Esteri ka zgjedhur të divorcohet nga bashkëshorti dhe prindërit e saj nuk ishin dakord.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se nëna dhe babai e kanë ndihmuar shumë në rritjen e të birit, por që fatkeqësisht ka humbur shumë gjëra të rëndësishme nga rritja e tij, pasi ishte e detyruar të shkonte të punonte.

Ishte fillimi i viteve ’90 kur kishte kaq shumë shije liria dhe ne morëm çik kot. Edhe dalja nga ai gardhi, nga ai ambjenti i mbyllur, nga ai edukimi i ngurtë, nga rregullat e rrepta, sa ajo shije na bëri që të ndërmernim dhe vendime jo fort të lehta. Një prej të cilave ishte dhënia fund e lidhjes sime martesore dhe Viktori bashkë me Florën nuk kanë qenë asnjëherë dakord, por i qendruan shumë afër djalit tim, Polit.

Unë mbasi linda, direkt pas 3 muajsh fillova punën. Atëherë nuk kishte babysitter, pastaj ky djalë në familjen time erdhi si i rënë nga qielli. Prindërit e mi kanë dashur gjithmonë të kenë një djalë dhe një vëlla për mua, kështu që Poli sikur të ishte fëmija i tyre, ‘e rrëmbyen’ në një farë mënyre. Më ndihmuan shumë sepse kujdeseshin për fëmijën, por ishte gabim shumë i madh nga ana e çiftit, nga ana ime dhe e bashkëshortit tim, sepse siç them në libër, ne kemi humbur temperaturën e parë, dhëmbët e parë, hapat e parë. Unë e kam parë Polin që ecte kur hyra në shtëpi një ditë dhe unë nuk e di kur ka qene momenti kur ai është shkëputur”, rrëfeu Esteri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!