Turqia ka kritikuar deklaratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për ngjarjet e vitit 1915 midis Turqisë dhe Armenisë, ku armenët pretendojnë se ndaj tyre është kryer gjenocid.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu u shpreh se kjo është një përpjekje e sharlatanëve politikë për të shtrembëruar historinë.
“Edhe një përpjekje e sharlatanëve politikë për të shtrembëruar historinë! Deklaratat e drejtuara politikisht nuk mund t’i ndryshojnë faktet. Ata që këmbëngulin qëllimisht në gabimet e tyre janë të destinuar të mbahen mend si hipokritë. Askush nuk do të guxojë të na mbajë leksione për historinë tonë,” theksoi ai përmes një postimi në Twitter, shkruan TRT.
Yet another attempt by political charlatans to distort history!
Politically-driven statements cannot change the facts.
Those intentionally insisting on their mistakes are destined to be remembered as hypocrites.
No one shall dare to lecture us on our history. #1915events
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) April 24, 2023
Ndërkaq, ministria e Jashtme turke hodhi poshtë deklaratat e bëra nga zyrtarë qeveritarë të disa vendeve, duke thënë se Ankaraja i konsideron ato “të pavlefshme” dhe dënoi me termat më të ashpër ata “që këmbëngulin në këtë gabim”.
“Deklaratat fatkeqe që janë të papajtueshme me faktet historike dhe të drejtën ndërkombëtare në lidhje me ngjarjet e 1915 janë përpjekje të kota që synojnë rishkrimin e historisë për motive politike,” tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se Turqia nuk ka nevojë të ligjërohet për historinë e saj nga kushdo.
Ministria shtoi se “ngjarjet e 1915 nuk mund të përcaktohen sipas agjendave personale të politikanëve dhe konsideratave të tyre politike të brendshme”.
Në deklaratë thuhej më tej: “Një qasje e tillë mund të çojë vetëm në shtrembërim të historisë. Ata që këmbëngulin në këtë qasje të njëanshme do të hyjnë në histori si politikanë oportunistë të pavlerë.”/abcnews.al

