Andre Onana erdhi tek Interi me parametra zero këtë sezon. Portieri kamerunas ka bërë një performancë fantastike me fanellën zikaltër, madje zuri shumë shpejt vendin e titullarit, duke lënë në stol një portier veteran dhe profesionist si Handanovic.
Onana ka qenë vendimtar për Interin këtë sezon, sidomos në Champions League, me pritjet e tij që kanë çuar zikaltërit deri në fazën e gjysmëfinaleve.
Gjithsesi, kjo performancë e tij ka bërë që klube të tjera të shfaqin interes për të. Chelsea është duke ushtruar presion mbi Interin për të transferuar kamerunasin.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, nesër në “San Siro” do të jenë agjentë të Chelsea në tribunë për të ndjekur ndeshjen Inter-Juventus. Nuk përjashtohet mundësia që sot ose gjatë ditës së nesërme përpara ndeshjes, këta agjentë të trokasin në zyrat e Interit për diskutuar.
Sipas raportimeve, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë para dhe kartonin e portierit Kepa për të marrë në Londër portierin zikaltër./ h.ll/abcnews.al