Ambasadori amerikan në Prishtinë: Presim implementimin e marrëveshjes së Ohrit

schedule14:13 - 24 Prill, 2023

schedule 14:13 - 24 Prill, 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier deklaroi se pret implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në 4 komunat në veri të Kosovës, Hovenier u shpreh se ambasada amerikane e ka bërë të ditur ditën e djeshme qëndrimin e tyre.

“Dje e kemi dhënë një qëndrim, aty theksohet nevoja për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe këtë e presim”, theksoi ai.

Këtë deklaratë, Hovenier e bëri pas pjesëmarrjes në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Iowa-s dhe disa universiteteve publike në Kosovë për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.