Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e quajti operacionin për evakuimin e qytetarëve europianë nga Sudani “të ndërlikuar”, por në të njëjtën kohë “të suksesshëm”, gjatë një takimi në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg
Sipas Borrell, mbi 1000 civilë u evakuuan nga zona.
“Së pari 21 persona nga stafi i BE-së, janë tashmë në Europë dhe shumë më tepër qytetarë të BE-së janë larguar nga Sudan. Nuk mund të jap shifrat e sakta, por besoj janë mbi 1000 njerëz.
Dua të falënderoj veçanërisht Francën për largimin e qytetarëve tanë dhe përpjekjet e koordinuara të shumë vendeve”, vuri në dukje Borel.
Së fundi, ai theksoi nevojën për një zgjidhje politike të çështjes në Sudan dalja e situatës jashtë kontrollit do të kishte pasoja në të gjithë Afrikën.
/abcnews.al