“Nuk mund të dënohet për Gërdecin”, avokatët e Fatmir Mediut kërkojnë pushimin e çështjes

schedule10:01 - 24 Prill, 2023

schedule 10:01 - 24 Prill, 2023

Seanca e parë për ish-ministrin e mbrjotjes Fatmir Mediu nuk është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme. Shkak është bërë kërkesa e prokurorisë që nuk ishte ende gati për të lexuar konkluzionet përfundimtare. Avokatët mbrojtës të Mediut i kërkuan gjykatës që të pushojë procesin ndaj ish-ministrit me argumentin se veprat penale për të cilat ai është marrë i pandehur janë parashkruar.

Mediu është marrëiI pandehur për shpërdoim detyre dhe sh[ërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak në lidhje me dosjen Gërdeci, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 9 maj. Nga ana tjetër avokati Dorjan Matlija që mbron viktimat e Gërdecit, i bëri thirrje gjykatës që ti pranojë familjarët dhe të dëmtuarit të marrin pjesë si palë në këtë proces.

Ish-ministri, Fatmir Mediu, akuzohet nga prokuroria se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.

Ka dyshime se Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut komandues, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin. Përveç Mediut, SPAK po heton në një fraksion tjetër edhe për Korrupsion dhe Pastrim parash lidhur me fabrikën e demontimit të municioneve. Në pyetje deri më tani janë marrë Aldo Bumçi, ish-ministër i drejtësisë së kohës dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!